Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, është në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Malishevës, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Drita është në epërsi që nga minuta e 32-të falë golit të Blerton Shejit.
Prishtina është duke pësuar humbje me rezultat 1:0 në Skenderaj.
Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 30-të dhe kaloi Drenicën në epërsi me 1:0.