Vora ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në luftën e saj për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Teutën.
Pjesa e parë ishte argëtuese, me raste nga të dy skuadrat e me vorakët që e gjetën avantazhin vetëm me anë të një penalltie të akorduar me VAR.
Por në të dytën, skuadrat dhuruan pak raste për shënim dhe Teuta thuajse nuk iu afrua asnjëherë portës kundërshtare, pasi dukej e dorëzuar plotësisht përballë rezultatit.
Kësisoj, Vora mori tre pikët e doli nga zona e rënies direkte nga kategoria, ndërsa Teuta tashmë sheh të shuhen pak nga pak ëndrrat për ngjitjen në Final 4 me vetëm matematikën që e mban në lojë.