Vora rihap gjithçka në fund. ja tabela

- Bota Sot

Vora rihap gjithçka në fund. ja tabela

Ndeshja mes Vorës dhe Teutës ka mbyllur javën e 30 të Abissnet Superiore dhe ka dhënë tablonë e plotë sa i përket situatës në renditjen e saj.

Skuadra e Vorës me fitoren e sotme doli nga zona e rënies direkte, duke iu bashkuar Bylisit në kuotën e 30 pikëve. Një fitore që i jep frymëmarrje vorakëve pas një periudhe të gjatë pa fitore për ekipin e Bellajt.

Ndërkohë, Teuta nuk përfitoi për t’iu afruar zonës së katërshes së parë dhe duke mbetur 6 pikë larg saj, duket se do ta ketë të pamundur për ta arritur atë deri në mbylle e kampionatit.

Ajo është skuadra e vetme që shumë shpejt do ta shohë veten jashtë luftës për çdo objektiv, pasi kampionati është ndarë tashmë me grupime që luajnë për qëllime të caktuara në javët e mbetura.



Read it all at Bota Sot