Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, i është gëzuar suksesit të ekipit ndaj Teutës, por ka theksuar se skuadra kishte qenë me fat.
“Sigurisht, ato fjalët pas ndeshjes ndaj Tiranës ishin me shpirt, se unë mendova gjithmonë për ekipin nuk më mendova për veten.
Fola me presidentin dhe vendosëm që kemi diçka për të përfunduar. Ato që bëjmë vjet të përfundojmë dhe këtë vit prapë e sukses. Duke u ulur, folëm edhe me çunat gjatë gjithë javës, dy javë tani, kemi punuar shumë si nga ana taktike, kemi punuar më shumë nga ana psikologjike.
Pasi ajo ishte një humbje me një ekip direkt, nuk ishte një humbje 1-0, ishte një humbje 3-0 për komplet meritë të Tiranës, se nuk ishte dita jonë. Për sot çunat duhet i përgëzoj. Nuk filluam mirë pjesën e parë, sigurisht kemi shpëtuar dy herë duhet të them. Në fillimin e lojës ne nuk ishim futur mirë, pas minutës së dhjetë filluam të futeshim në lojë. Kishim zgjedhur sot lojën duke pritur më shumë, kaluam të 4-2-31 siç e kishim filluar në fillimin të kampionatit, duke pritur dhe duke shfrytëzuar trazicionet me Dakën, me Kasallën, me Bardhin.
Në pjesën e dytë me Mario dhe me Felipe, kur gjenim ato hapësirat tona. Dhe besoj këtë ia arritëm më shumë pas minutës së dhjetë, kishim dy-tre rastet tona. Kur dolëm në trazicionet pozitive, arritëm që shënuam një gol që ishte pozicion jashtë loje.
Edhe tjetra që me prerjen e Dakës shumë të mirë nga brenda, që e fitoi penalltinë. Ishte merita edhe e tij, por edhe e gjithë ekipit që ato i punojmë, edhe besoj na erdhi në një moment që duhej. Edhe zoti ishte me ne sot pasi edhe në pjesën e dytë mund të na barazonte Teuta shumë thjesht. Gjithçka shkoi mirë, ishte thjesht psikologjike.
Edhe për kalendarin që vajtëm 30 pikë e ikëm nga kjo 20-shja, pasi mos harrojmë që kemi që nga ndeshja e Partizanit pa fituar. Janë 12 ndeshje pothuajse dhe nuk ishim në një situatë të mirë. Besoj kjo të jetë për të ndryshuar më shumë psikologjinë se cilësitë edhe si ekip, edhe si futbollistë i kemi.
Gjithmonë kur punon diçka, nuk vjen menjëherë, herë na del e herë s’na del.
Ka filluar dy-tre ndeshje, na del ajo levizja me Dakën, duke prerë nga brenda, duke u futur e duke dalë pothuajse ballë për ballë me portierin kundërshtar. Kemi patur dy-tre raste dhe në ndeshje të tjera. Po sot ishte ajo që bëmë, nuk e kërkuam shumë herë. Thamë të na dalë një herë me Dakën, një herë të në dalë kjo dhe një herë doli e fituam penallti.
Problemi në tranzicionit, presionit ultraofensiv që kishim në pjesën e parë, u morëm vesh me vonesë edhe ne nga stoli, por edhe Bardhi me Dakën pasi ata çonin futbollist tjetër dhe ishin gjithmonë 3 kundër 2.
Kishim probleme, topat në shpinë që dolën nga nja rast me Maçollin që dha topin dhe e kapi Harizaj.
Po, më e vështira, nuk duhet të humbasim atë qetësinë tonë, duhet të jemi gjithmonë 90 minuta, pasi kishte mundësi Teuta të na shënonte prapë gol.
Dhe ishte e pafat Teuta që nuk shënoi, të dy rastet e kapi Harizaj. Ky është futbolli, ne e menduam një çikë ndryshe strategjinë ndaj Teutës, i dimë cilësitë e Teutës, i dimë presionin ultraofensiv, që nuk të lë pothuajse 90 minuta.
Është një ekip dhe vetëm Teuta që bën këtë presion ultraofensiv. Ishim me fat disa herë. Rëndësi ka thjesht edhe ardhja e Dalipit, ardhja e të tjerëve që më shumë nga ana psikologjike, që marrim pjesë të gjithë si ekip. Kjo është rritja nga ana psikologjike e jonë, pasi është kthyer edhe Hasa, është kthyer edhe Karrica. Jam shumë i kënaqur se erdhëm në atë 11-she që kishim pothuajse në fillim të sezonit.
Harizaj? Duhet duartrokitur. Ishte lojtar i ndeshjes dhe e meriton pasi na mbajti të gjallë. Kështu duhet të flasim në trajnerët, se jemi në një situatë kjo nuk dimë ku të vemi.
Të vemi të lutemi të Kisha e Laçit, të vemi diku tjetër. Edhe këtë javë vajta te Kisha e Laçit edhe isha shumë me e fat”, tha ndër të tjera për RTSH Bellaj pas ndeshjes.