Isa Sadriu si bunker, Dejan Saviçeviqi dhe Pedrag Mijatoviqi dolën të turpëruar nga Prishtina

- Bota Sot

Isa Sadriu si bunker, Dejan Saviçeviqi dhe Pedrag Mijatoviqi dolën të turpëruar nga Prishtina

Dejan Saviçeviqi dhe Predrag Mijatoviqi nuk do ta harrojnë kurrë disfatën e thellë në kryeqytetin e Kosovës, kur Prishtina e mposhti bindshëm Buduçnostin e Titogradit tash quhet Podgorica me rezultat 4:0.

Kjo ndeshje u zhvillua më 15 nëntor të vitit 1987, në kuadër të javës së 14-të të Liga e Parë Federative e Jugosllavisë.

Ishte veçanërisht interesant fakti se mbrojtësi flokëgjatë me kaçurrela, Isa Sadriu, ishte si një bunker në mbrojtje përballë sulmuesve të skuadrës malazeze.

Sadriu u vlerësua me notën më të lartë në këtë sfidë nga gazeta “Rilindja”, duke marrë notën 8, njësoj si sulmuesi shtatgjatë i Prishtinës, Vlladisllav Gjukiq.

Kjo ishte një nga fitoret më të bujshme të Prishtinës ndaj Buduçnostit, ndërsa Isa Sadriu nuk do ta harrojë kurrë këtë sfidë, pasi së bashku me bashkëlojtarët e tij arritën të neutralizonin lojën e dy futbollistëve të asaj kohe, Dejan Saviçeviqit dhe Predrag Mijatoviqit.

Sa i përket golave, Mensur Nexhipi realizoi në minutën e 37-të, ndërsa Vlladisllav Gjukiq shënoi dy herë, në minutat 38 dhe 53. Golin e katërt e realizoi Kujtim Shala në minutën e 67-të.
Pas javës së 14-të të kampionatit, Buduçnosti renditej në vendin e 11-të me 13 pikë, vetëm një pikë më shumë se Prishtina, e cila ndodhej në vendin e 14-të në tabelë.

15 nëntor, 1987
Prishtina - Buduçnosti 4:0

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: Mbi 5.000.
Gjyqtar kryesor Rrallçiq nga Beogradi, me ndihmësit Popev nga Shkupi e Miskovski nga Kavadari.
Shënues: Mensur Nexhipi (37’), Vlladisllav Gjukiq (38’ e 53’) dhe Kujtim Shala (67’).
Prishtina: Zoran Lemajiq 7, Nebojsha Shçepanoviq 7, Isa Sadriu 8, Sahit Kelmendi 7, Sllavenko Kuzeleviq 7, Muhamed Kolenoviq 7, Zoran Batroviq 7 (Kujtim Shala 7), Mensur Nexhipi 7 (Sadik Rrahmani), Vlladisllav Gjukiq 8, Fadil Muriqi 7 dhe Abdyl Bellopoja 6. 
Buduçnosti: Bozhidar Vuksanoviq 5, Peshterac 5, Staisavleviq 5, Pejoviq 6 (Ante Drobjank), Vllahoviq 6, B. Brnoviq 5, D. Brnoviq 6, Predrag Mijatoviq 6.



Read it all at Bota Sot