Luhet derbi i zjarrtë i Stambollit, të gjithë befasohen me vendimin për Kristjan Asllanin

- Bota Sot

Luhet derbi i zjarrtë i Stambollit, të gjithë befasohen me vendimin për Kristjan Asllanin

Kampionati turk sheh të luhet sot një nga sfidat më të ndezura të tij, derbin e zjarrtë të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit.

Ajo që ka çuditur shumëkënd, është vendimi i trajnerit Jalçin të Beshiktashit rreth Kristjan Asllanit.

Gjatë gjithë javës, mediat turke raportonin se mesfushori i Kombëtares shqiptare kishte humbur vendin e tij të titullarit për këtë duel, pasi Jalçin nuk do i jepte një fanellë për të nisur ndeshjen nga fillimi.

Por për çudinë e të gjithëve, Asllani është përfshirë në rreshtimin e Beshiktash nga minuta e parë, në një duel ku ekipi i tij kërkon fitoren për renditjen, por edhe për prestigjin, meqë është një ndeshje ku tifozët kërkojnë vetëm sukses.

Kjo do të jetë një provë shumë e fortë për Asllanin dhe mund të ndikojë në shanset e tij për të qëndruar apo jo pjesë e Beshiktashit pas përfundimit të këtij edicioni.



Read it all at Bota Sot