Inter-Roma, kryesfida e javës së 31-të në Serie A

- Bota Sot

Inter-Roma, kryesfida e javës së 31-të në Serie A

Inter-Roma është një nga kryesfidat e javës së 31-të në Serie A, tjetra është ajo mes Napolit dhe Milanit, e cila do të luhet nesër mbrëma.

Përsa i përket sfidës së sotme e cila do të luhet në “San Siro”, Inter do të kërkojë të rikthehet te fitorja pasi në tre javët e fundit, numëron një humbje dhe dy barazime.

Në anën tjetër, Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini do të kërkojë të dalë me pikë nga ky takim, për të qenë ende në garë për një vend për në Champions League.

Zikaltrit kanë vetëm dy mungesa për sot. Yann Bisseck i dëmtuar, ndërsa Carlos Agusto do të mungojë për shkak kartonash. Te Roma, mungesat janë më të shumta, për shkak dëmtimesh, duke nisur nga Paulo Dybala e duke vazhduar me Artem Dovbyk, Evan Ferguson, Wesley Franca dhe Manu Kone.

Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez

Roma: Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Rensch, Cristante, Pisilli, Celik; Soulé, Pellegrini; Malen



Read it all at Bota Sot