Vedat Muriqi ka shënuar 53 për qind të golave të Mallorca-s këtë edicion në La Liga!

- Bota Sot

Vedat Muriqi ka shënuar 53 për qind të golave të Mallorca-s këtë edicion në La Liga!

Vedat Muriqi, pa dyshim se është lideri kryesor i Mallorca-s këtë edicion në La Liga.

Sulmuesi shqiptarë nga Prizreni i Kosovës, falë golit të shënuar dje ndaj Real Madridit, arriti në shifrën e 19 golave të shënuar këtë edicion me fanellën e Majorkës.

Është ky sezoni i tij më i mirë me fanellën e skuadrës spanjolle, për të cilën numëron gjithsej 53 gola.

Vetëm edhe një gol i nevojitet për tu barazuar me legjendën kamerunase, Samuel Eto’o, apo edhe për të tejkaluar të njëjtin, duke pasur parasysh se deri në fund të sezonit ka për të zhvilluar edhe 8 ndeshje.

Muriqi këtë edicion në La Liga ka arritur të shënojë më shumë se gjysmën e golave për skuadrën e Mallorcas.

Nga gjithsej 36 gola të shënuar nga ekipi i tij, Muriqi, ka shënuar 19 prej tyre, apo 53% të golave të Majorkës këtë edicion, skuadër kjo që megjithatë ende nuk e ka siguruar çështjen e mbijetesës në La Liga.



Read it all at Bota Sot