Masa e Qeverisë: S’po funksionon, nafta shkon në hava

- Gazeta e Prizrenit

Masa e Qeverisë: S’po funksionon, nafta shkon në hava

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të lejuar për derivatet.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka dhënë arsyet se pse kjo po ndodh.

Berjani ka thënë se çmimet në Kosovë, sot shkojnë deri në 1.94 euro për litër, pasi sipas tij, çmimi i furnizimit të për 1 litër naftë aktualisht shkon në 1.88 euro.

“Çmimet sot përafërsisht janë 1.84 e deri në 1.94 dizell. Benzina 1.40 e deri në 1.46 euro. Çmimin furnizues e kemi 1.88”, deklaroi ai për Klankosova.

“Në Porto Romano në Durrës kushton 1.88 e deri në 192 me importu, plus 12 cent marzh”, theksoi ai.

“Pra, në Porto Romano s’ka naftë me ble me 1.86. Ne po e respektojmë vendimin e Ministrisë por s’ka naftë me atë çmim që e ka caktu Ministria. Çmimet janë tejet të larta, ne aktualisht po e blejmë produktin dhe po e shesim pa marzh fitimi”, shtoi Berjani.



Read it all at Gazeta e Prizrenit