Sulmuesi që la Kosovën pa Kampionat Botëror, i rrëmben fitoren Asllanit dhe Rashicës

- Bota Sot

Sulmuesi që la Kosovën pa Kampionat Botëror, i rrëmben fitoren Asllanit dhe Rashicës

Një penallti e shndërruar në gol nga Akturkoglu në minutën 90+11, vendosi derbin e zjarrtë të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Beshiktashit.

Sulmuesi turk, i cili pak ditë më parë, i shënoi Kosovës, në finalen e “Play Off”-it të Botërorit, rrëmbeu sërish skenën kësaj here me fanellën e Fenerbahçes, duke i rrëmbyer fitoren dy shqiptarëve, Kristjan Asllanit dhe Milot Rashicës.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, e nisi ndeshjen si titullar, teksa në minutën e 67-të, u zëvendësua nga Rashica.

Falë këtij triumfi Fenerbahçe u ngjit në kuotën e 63 pikëve, po aq sa Trabzonspor i vendit të tretë dhe 1 më pak se kryesuesit e Gallatarasarait.



Read it all at Bota Sot