Gazeta e famshme “Mundo Deportivo” shkruan për Asllanin

- Bota Sot

Gazeta e famshme “Mundo Deportivo” shkruan për Asllanin

E përditshmja e madhe spanjolle, Mundo Deportivo, ka raportuar sot se sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është futur zyrtarisht në "radarët" e FC Barcelonës për merkaton e ardhshme.

Sipas gazetës pranë klubit blaugrana, performancat e shkëlqyera të 23-vjeçarit me Hoffenheim-in këtë sezon, ku ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime, kanë bërë që drejtuesit e Barçës ta konsiderojnë atë si një opsion serioz për fazën e sulmit.

Pavarësisht interesimit të madh nga Spanja, vetë Asllani ka qëndruar me këmbë në tokë pas ndeshjes së fundit ndaj Mainz-it, duke deklaruar për mediat se fokusi i tij mbetet vetëm te fusha e blertë.

"Mundo Deportivo" citon sulmuesin të ketë kërkuar qetësi rreth zërave për transferimin e mundshëm në "Camp Nou", duke theksuar se vendimi përfundimtar për të ardhmen e tij do të merret vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.



Read it all at Bota Sot