Portieri i Bosnje Hercegovinë, Nikola Vasilj foli për mosmarrëveshjen e tij me Xhanluixhi Donarumën gjatë gjuajtjes së penalltive që e dërgoi Bosnjën në Kupën e Botës për herë të dytë duke eliminuar Italinë.
“Donaruma u përpoq ta griste copën e letrës në të cilën kisha shkruar informacionin rreth gjuajtësve italianë të penalltive, por për fat të mirë stafi i trajnerëve kishte një kopje, ne ishim të përgatitur mirë për çdo eventualitet. Nuk e dija që kishin një copë të dytë letre në stol, por me sa duket asgjë nuk ishte lënë në dorë të rastësisë…”,
Sjella e Donarumës: “Sinqerisht, nuk mund ta besoja çfarë po më ndodhte, është hera e parë që diçka e tillë më ka ndodhur. Unë dhe Donaruma filluam të grindeshim, pastaj shkova te gjyqtari për ta bindur se kundërshtari im meritonte një karton të verdhë, mendova se sjellja e tij ishte vërtet josportive.
Por në fund… nuk dua të them shumë… në fund fituam, dhe disa thonë se është karma. Dhe ndoshta, po, ka diçka të ngjashme në këtë histori”, deklaroi ai.