Kimmich: Nuk kam fituar asnjë ndeshje në ‘Bernabeu’

- Bota Sot

Kimmich: Nuk kam fituar asnjë ndeshje në ‘Bernabeu’

Harry Kane nuk ishte në listën për ndeshjen e fundit të Bundesligës ndaj Freiburgut, pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës me përfaqësuesen e Anglisë, duke shkaktuar shqetësime te tifozët dhe drejtuesit e Bayern Munchen.

Megjithatë, nuk ka dyshime se ‘ylli’ anglez do të jetë i pranishëm nesër në “Santiago Bernabéu”, përveç nëse dëmtimi e pengon totalisht.

“Besoj se do të luajë, madje edhe me karrocë,” – tha Joshua Kimmich pas fitores të shtunën. “Mendoj se do të futet në fushë, madje edhe duke u zvarritur, nëse duhet.

Shpresoj të jetë në formë për të martën. Nëse nuk gaboj, nuk kemi fituar kurrë aty që kur jam unë te Bayerni,” – shtoi mesfushori gjerman.

Në moshën 32-vjeçare, Kane synon të fitojë trofeun e parë të Champions League dhe të konsolidojë avantazhin për “Këpucën e Artë”, ku aktualisht ka 31 gola, mbi 23 të Kylian Mbappé-së dhe 22 të Erling Haalandit.

Ai ka në objektiv të thyejë rekordin e Robert Lewandowski-t për më shumë gola në një sezon (41 gola, 2020-2021).

Kane vjen në formë fantastike këtë sezon: 48 gola dhe 5 asistime në 40 ndeshje, pjesë e një ‘tredhëmbëshi’ sulmues me Michael Olise dhe Luis Díaz, të cilët së bashku kanë regjistruar 86 gola dhe 51 asistime.

Ky është një nga momentet më premtuese të karrierës së tij për të arritur rekordet personale dhe trofetë më të mëdhenj europianë.



Read it all at Bota Sot