Bayern Munich përgatitet për ndeshjen e Champions-it në “Bernabéu” me besim dhe urrejtje për humbjen e kaluar ndaj Realit.
Serge Gnabry deklaroi për “AS”: “Stadiumi ‘Bernabéu’ është një çmenduri, atmosfera e pabesueshme, kënaqësi të luash edhe si mysafir.
Sulmi ynë është po aq i rrezikshëm sa ai i Realit, ndoshta një nga më të mirët në botë tani. Nuk udhëtojmë me frikë, por me shumë besim”.
Ai kujtoi eliminimin e Bayernit dy vite më parë, në minutat e fundit: “Kemi pasur shansin tonë, por ata e kthyen rezultatin. Duam të kthehemi aty sërish dhe të fitojmë”.
Gnabry respekton Mbappé dhe Vinícius: “Janë lojtarë të jashtëzakonshëm, sidomos në sulm. Duhet t’i ndalim të luajnë lojën e tyre. Vinícius është shumë i këndshëm dhe kam respekt të madh për të”.
Për Harry Kane: “Është një sulmues i jashtëzakonshëm, mund të luajë kudo, ofron pasime vendimtare. Këtë sezon ka ecuri të pabesueshme”.
Për Kompany: “Trajner i ri, shumë kërkues, po nxjerr më të mirën nga lojtarët”.
Gnabry është optimist për Gjermaninë në Botërorin 2026, me një ndeshje speciale ndaj Bregut të Fildishtë, vendlindjes së babait të tij:
“Në turnetë e fundit nuk kemi arritur larg, duhet të shkojmë hap pas hapi.
Gjatë 6-7 muajve të fundit kemi bërë shumë përparim, jemi shumë më të qëndrueshëm.
Nuk do të thoja se jemi favoritë, por po shkojmë në drejtimin e duhur. Në grup me Bregun e Fildishtë?
Do të jetë ndeshje speciale për mua. Familjarët me të cilët flas janë të emocionuar, mezi pres ta luaj atë ndeshje”.