Tragjike në Norvegji, 2 persona humbin jetën pasi rrëmbehen nga një ortek në malet e Oslos, plagosen 2 të tjerë

- Bota Sot

Tragjike në Norvegji, 2 persona humbin jetën pasi rrëmbehen nga një ortek në malet e Oslos, plagosen 2 të tjerë

Dy skiatorë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur u rrëmbyen nga një ortek sot në Norvegji, sipas policisë lokale.

Të vdekurit janë një burrë rreth 30 vjeç dhe një vajzë rreth të 20-ave, sipas të njëjtit burim. Orteku ndodhi pak pas orës 11:00 pranë qendrës së skive Hemsedal, në veriperëndim të Oslos.

Ekipet e shpëtimit, vullnetarët dhe një helikopter morën pjesë në operacionin për të gjetur skiatorët e zhdukur. Sipas raportimeve, burri i gjetur i vdekur ishte suedez. Gjendja e dy të plagosurve nuk është sqaruar ende.

Autoritetet lokale kishin paralajmëruar për sot se rreziku i ortekëve në zonë ishte rritur.



Read it all at Bota Sot