Një zjarr i madh shpërtheu në terminalin e naftës Cheskaris në portin rus të Novorossiysk.
Kjo pasi objekti u godit nga dronë ukrainas.
Sulmi vjen në kuadër të përshkallëzimit të goditjeve ajrore nga Ukraina ndaj infrastrukturës energjetike ruse, përfshirë portet, me synimin për të reduktuar të ardhurat e Moskës nga eksportet e naftës, një sektor kyç i ekonomisë ruse.
Sipas burimeve, flakët përfshinë skelën qendrore të kompanisë shtetërore të tubacioneve të naftës.