Ujkani: Lojtarët më janë dhimbsur në shpirt, na mungoi shumë Rrahmani

- Bota Sot

Ujkani: Lojtarët më janë dhimbsur në shpirt, na mungoi shumë Rrahmani

Drejtori sportiv i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka folur për eliminimin e Kosovës në playoff-in e Kmapionatit Botëror kundër Turqisë me rezultat 1-0.

I ftuar në “SportCast”, Ujkani është shprehur i bindur se Kosova e meritonte kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.

Ujkani: Kosova meritoi të ishte në Kampionatin Botëror

“Besoj se e kemi merituar që e kemi merituar të jemi në Kampionatin Botëror por nuk e deshi dhe tani e kemi për detyrë të mendojmë direkt për shtatorin në Ligën e Kombeve. Turqia padyshim ka super-lojtarë, është një ekip që besoj se është në top nivelin botëror dhe ne kemi qenë aty dhe e kemi përgatitur ndeshjen si është më së miri. Këta djem kanë qenë të fokusuar vetëm për një rezultat, vetëm për fitore sepse finalet kur luhen, luhen vetëm për fitore. Kemi provuar deri në moment të fundit, nuk e kem i arritur për fat të keq, por jemi krenar me këta djem”, tha Ujkani.

Ai shtoi se reagimi i lojtarëve të Kosovës pas humbjes ishte diçka që e preku në shprit.

Ujkani: Lojtarët më janë dhimbsur në shpirt

“Ata më janë dhimbsur në shpirt sepse së pari e di si është ndjenja kur je në fushë, je ti ai aktori që e jep maksimumin edhe krejt varet për atyre edhe e ti që kanë qenë aq shumë të mërzitur dhe normalisht se emocionet nuk kanë mundur t’i ndalin pasi e kanë kuptuar se për pak nuk arritën të kualifikohen”, vijoi tutje Ujkani.

Tutje, Ujkani në “SportCrast”, deklaroi se mungesa e Amir Rrashmanit ishte shumë e madhe për Kosovës, duke e ditur ndikimin që e ka ai si lider i grupit.

Ujkani: Rrahmani na mungoi shumë

“Çdo lojtarë për ne që nuk ka qenë na ka munguar. Normalisht se kapiteni ynë është kapiten për një arsye, është lideri i ekipit, na ka munguar shumë, por siç thashë, çdo lojtar që nuk ka qenë Leoni (Avdullahu), Learti (Paqarada), Meriton Korenica për shkak se edhe është rritur konkurrenca për atë arsye nuk kanë mundur shumica edhe të jenë me ne edhe pse e kanë merituar, kjo është një gjë pozitive por na kanë munguar shumë por mbështetja e tyre ka qenë maksimale dhe kjo është e mira sepse ky grup është kompakt”, theksoi ndër të tjera Ujkani.



Read it all at Bota Sot