Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për potencialin dhe të ardhmen e yllit kosovar Edon Zhegrova. Në intervistën e tij në “SportCast”, Ujkani vlerësoi lart cilësitë e Zhegrovës dhe ndikimin që ai mund të ketë në një skuadër të nivelit të lartë siç është Juventusi.
Ujkani: Për Juventusin është luks ta ketë Zhegrovën në skuadër
“Unë besoj që për një klub si Juventusi, Edon Zhegrova është luks, është luks për ta pasur edhe besoj që Juventusi duhet ta shfrytëzojë djalin maksimalisht për ta rritur nivelin dhe të kthehet Juventusi ku e meriton të jetë, në finalet evropiane, pra në Ligën e Kampionëve, të shkojë të fitojë ose të jetë konkurrent për ta fituar Ligën e Kampionëve. Edon Zhegrova mund të jetë ai lojtari që mund ta sjellë në atë nivel. Edoni është djalosh dhe e duam të gjithë dhe e përkrahim të gjithë dhe sigurisht që edhe në klub është ashtu. Tani normalisht djali nuk ka mundur ende ta jap atë vulën në klubin e vet por lojtarët e dinë çfarë kualiteti ka”, theksoi Ujkani.
Ujkani nënvizoi se Zhegrova mbetet një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, duke lënë të kuptohet se me mbështetjen dhe mundësinë e duhur, ai mund të arrijë nivelet më të larta në futbollin evropian.