Elbasani “nxjerr mësime” nga humbja me Dinamon

- Bota Sot

Elbasani “nxjerr mësime” nga humbja me Dinamon

Elbasani duket se ka gjetur “defektin” që ka sjellë dhe “rrëshqitjen” nga duart të epërsisë në fushë në momentin që ka shënuar të parin e sfidës.

Kjo u vu re dhe në sfidën e humbur me Dinamon në kryeqytet, ku verdheblutë humbën drejtimin pas golit të parë të shënuar nga Xhonatan Lajthia, e ku më pas erdhi dhe përmbysja e çmendur e dinamovitëve që morën dhe tre pikët e takimit.

Në kampin e elbasanasve, është momenti i reflektimit dhe duhet medoemos një reagim.

Ardhja e ndeshjes së parë gjysmëfinale, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë mund të jetë çasti i duhur që skuadra e Ivan Gvozdenovic të tregohë më tepër pjekuri në administrimin e rezultatit dhe të kthehet në drejtimin me të cilin janë udhëhequr përgjatë këtij sezoni, përpara se të vinin këto luhatje.

Ndeshja në Rrogozhinë do të jetë dhe pika ku do të nisin “leksionet” e marra, ndaj dhe skuadra verdheblu shkon në këtë përballje për të mësuar nga gabimet e së kaluarës.



Read it all at Bota Sot