Travally para ndeshjes me AP Breran: Shpresojmë të fitojmë tre pikë

- Bota Sot

Travally para ndeshjes me AP Breran: Shpresojmë të fitojmë tre pikë

Java e 26-të në elitën e futbollit maqedonas fillon sot me dy ndeshje. Ekipi i Bashkimit 1947, pas një barazimi (2:2) kundër Tikveshit në raundin e mëparshëm, tani kërkon fitore në Kumanovë kundër ekipit AP Brera.

Ky duel është i veçantë për Foday Travally-n, ish-lojtarin e AP Brera-s i cili tani mbron ngjyrat e Bashkimit 1947. Ai beson se ekipi është gati për këtë sfidë.

“Ndeshja kundër AP Brera është shumë e rëndësishme për ne, sepse po hyjmë në një fazë vendimtare të kampionatit. Jemi maksimalisht të përqendruar dhe të përgatitur.

Shpresojmë të fitojmë tre pikët”, tha Travally.

Ky do të jetë dueli i tretë i ndërsjellë midis Bashkimit dhe AP Brera-s këtë sezon.

Ekipi kumanovar është ende duke pritur fitoren e parë kundër ekipit nga Strumica, i cili regjistroi një fitore dhe një barazim në dy takimet e mëparshme.

Ndeshja midis Bashkimit dhe AP Brera-s do të luhet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, duke filluar nga ora 15:30.



Read it all at Bota Sot