Rudiger u përplas keq me shokun e skuadrës

- Bota Sot

Rudiger u përplas keq me shokun e skuadrës

Humbja e Real Madrid ndaj Mallorca-s vazhdon të lërë pasoja në kampin “merengues”, duke nxjerrë në pah tensione mes lojtarëve gjatë ndeshjes.

Sipas pamjeve të transmetuara nga DAZN, mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger u shfaq i irrituar pas golit të parë të skuadrës kundërshtare.

Ai i është drejtuar një shoku të skuadrës, duke i kërkuar më shumë përqendrim dhe agresivitet në mbrojtje: “Je mbrojtës, duhet të ushtrosh më shumë presion”.

Raportohet se kritikat ishin drejtuar ndaj Carreras, pas golit të shënuar nga Morlanes, i cili erdhi pas një asistimi nga Pablo Maffeo.

Nuk ishte hera e vetme që Rüdiger shfaqi pakënaqësi, pasi në një tjetër moment ai i kërkoi të njëjtit lojtar më shumë intensitet në fazën mbrojtëse.



Read it all at Bota Sot