Tedi Cara në versionin "Toni Kross" te klubi ukrainas!
Oleksandriya barazoi me SC Poltavën në javën e 22-të të Superligës së Ukrainës, dhe kjo falë ndikimit të Tedi Carës në fushën e lojës.
Ish-mesfushori i Partizanit shërbeu për shokët e tij dy prej golave të sfidës në minutën e 7-të dhe 33-tën, duke luajtur një rol kyç në pikën e marrë në transfertë.
Kjo paraqitje e denjë e lojtarit shqiptar u reflektua dhe në formacionin e javës, ku Cara rreshtohet me 3 lojtarë të tjerë në modulin 3-1-4-2, teksa Sofascore i ka dhënë një vlerësim shumë të mirë me notën 8.2.