Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35-vjeçe

- Bota Sot

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35-vjeçe

Ramsey vendos të pensionohet nga futbolli në moshën 35-vjeçe

Aron Ramsey ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare, duke mbyllur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme si në nivel klubesh ashtu edhe me Kombëtaren e Uesllit.

Mesfushori uellsian e bëri publik vendimin përmes një deklarate emocionale, ku theksoi se nuk ishte një zgjedhje e lehtë, shkruan Indeksonline

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë.

Pas shumë reflektimesh, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli.

“Së pari, dua ta nis me Uellsin. Ka qenë privilegj për mua të vesh fanellën e Uellsit dhe të përjetoj kaq shumë momente të jashtëzakonshme me të.

“Për ‘Red Wall’. Ju keni qenë aty në ditë të mira dhe të vështira! Keni qenë një pjesë thelbësore dhe e pazëvendësueshme e suksesit tonë. Faleminderit.

“Faleminderit të gjitha klubeve ku kam pasur fatin të luaj. Faleminderit të gjithë trajnerëve dhe stafit. Dhe një falënderim i madh për bashkëshorten, fëmijët dhe gjithë familjen time.

Pa ju pranë meje gjatë gjithë kësaj kohe, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur.”

Ramsey do të mbahet mend si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Uellsit, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe kujtime të paharrueshme për tifozët..



Read it all at Bota Sot