Mourinho “shpërthen” pas barazimit

- Bota Sot

Mourinho “shpërthen” pas barazimit

Trajneri i Benficas, Jose Mourinho, ka bërë një deklaratë të fortë për mediat pas barazimit 1:1 ndaj Casa Pia, duke pranuar se gara për titull tashmë ka përfunduar për skuadrën e tij.

“Ne nuk kemi më asnjë shans për t’u shpallur kampionë,” u shpreh Mourinho, duke shtuar se fokusi i ekipit tashmë është i qartë: “Objektivi kryesor tani është të përfundojmë në vendin e dytë”.

Portugezi nuk u ndal me kaq, duke lënë të kuptohet për masa të forta brenda skuadrës. Ai kritikoi disa nga lojtarët, duke deklaruar se nuk dëshiron më t’i aktivizojë në ndeshjet e ardhshme, shkruan Indeksonline

“Në këtë moment ka disa lojtarë që dua të ndaloj së aktivizuari.

Thjesht nuk dua më që ata të luajnë. Por ata janë asete. Ka vlera më të mëdha në lojë”, tha Mourinho, duke ngritur pikëpyetje mbi situatën në dhomat e zhveshjes dhe menaxhimin e skuadrës.

Ky reagim i ashpër vjen në një moment kritik të sezonit për Benficën, e cila me këtë barazim ka humbur terren të rëndësishëm në garën për titull dhe tashmë duhet të luftojë për të siguruar një vend në zonën më të lartë të renditjes.



Read it all at Bota Sot