Luis Enrique: Sezonin e kaluar ishte Liverpooli favorit, por fituam ne!

- Bota Sot

Luis Enrique: Sezonin e kaluar ishte Liverpooli favorit, por fituam ne!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur për mediat në prag të ndeshjes çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Liverpool, duke minimizuar rëndësinë e etiketës “favorit”.

Tekniku spanjoll kujtoi sezonin e kaluar për të theksuar se parashikimet nuk kanë shumë peshë në këtë kompeticion.

“A jemi ne favoritët për Champions League? Vitin e kaluar Liverpool ishte favorit dhe kush fitoi? Paris Saint-Germain”, u shpreh Enrique

Me këtë deklaratë, Luis Enrique synon të ulë presionin mbi skuadrën e tij dhe njëkohësisht të dërgojë një mesazh të qartë: në Champions League, gjithçka vendoset në fushë.

PSG do të përballet nesër me Liverpoolin në një nga sfidat më të forta të çerekfinaleve, ku të dy skuadrat synojnë një hap të madh drejt gjysmëfinales.



Read it all at Bota Sot