Mbetet ‘mbreti” i sulmit të Milanit

- Bota Sot

Mbetet ‘mbreti” i sulmit të Milanit

Humbja e fundit e Milanit ndaj Napolit në “Maradona” nxori sërish në pah një problem të vjetër për kuqezinjtë: mungesën e efikasitetit në repartin ofensiv.

Edhe pse këtë herë u aktivizuan nga minuta e parë dy sulmues si Christopher Nkunku dhe Niclas Füllkrug, skuadra nuk arriti të jetë vendimtare përpara portës.

Trajneri Massimiliano Allegri u përpoq ta minimizojë situatën pas ndeshjes, por shifrat flasin qartë. Këtë sezon, golashënuesi më i mirë i Milanit në kampionat është Rafael Leão me vetëm 9 gola, një shifër që duket e vështirë të arrijë edhe kuotën 15, që mbetet rekordi i tij personal.

Në vitet e fundit, lojtarë si Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimović kanë arritur maksimumi 15 gola në një sezon kampionati, ndërsa emra të tjerë si Cutrone, Piatek, Rebic apo Pulisic kanë qenë shpesh golashënuesit më të mirë pa shifra të larta.

Megjithatë, sipas statistikave, sulmuesi më i mirë i Milanit në këtë periudhë mbetet Carlos Bacca.

Kolumbiani realizoi 18 gola në një sezon kampionati, një shifër që asnjë sulmues i kuqezinjve nuk ka mundur ta tejkalojë që nga viti 2015.

Për të gjetur një ‘bomber’ të vërtetë me mbi 20 gola, duhet të kthehemi edhe më pas në kohë, te sezoni 2011/2012, kur Ibrahimović realizoi plot 28 gola në 32 ndeshje.

Këto të dhëna tregojnë qartë se Milani vazhdon të vuajë mungesën e një sulmuesi të nivelit të lartë, që mund të garantojë shifra të mëdha dhe të bëjë diferencën në garën për tituj.



Read it all at Bota Sot