Ish-kapiteni i Liverpool dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka lavdëruar sulmuesin anglez Harry Kane për formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë sezon.
Kapiteni i Anglisë, që aktualisht aktivizohet te Bayern Munich, ka realizuar 48 gola në 40 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më në formë në Evropë.
“Harry Kane ka qenë fenomenal”, është shprehur Gerrard.
Ai ka theksuar se shpreson që sulmuesi të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen, sidomos në kompeticionet madhore ndërkombëtare.
“Shpresoj që ta vazhdojë këtë formë edhe në Kupën e Botës. Duhet të shpresojmë që ta përfundojë sezonin mirë”, ka shtuar ai.
Gerrard ka vlerësuar jo vetëm golat e Kane, por edhe inteligjencën e tij në lojë.
“Golat e tij janë të jashtëzakonshëm, por mënyra se si e lexon lojën është e pabesueshme. Ai është lojtar i klasit botëror”, ka përfunduar Gerrard.