Goditje për Arsenalin para përballjes me Sportingun, mungojnë Saka dhe Timber.
Bukayo Saka dhe Jurrien Timber nuk do të jenë në dispozicion për Arsenal në ndeshjen e nesërme ndaj Sporting CP, duke i shkaktuar një goditje të rëndësishme skuadrës londineze.
Mungesa e dy lojtarëve kyç pritet të ndikojë ndjeshëm në planet e trajnerit, sidomos në repartin ofensiv ku Saka është një nga figurat kryesore, si dhe në mbrojtje ku Timber ka dhënë stabilitet.
Arsenali do të kërkojë të marrë rezultat pozitiv në udhëtim pavarësisht këtyre mungesave, në një përballje që pritet të jetë shumë e fortë ndaj një Sportingu të motivuar para tifozëve të vet.