Real - Bayern premton spektakël

- Bota Sot

Real - Bayern premton spektakël

E marta e 7 prillit, rikthen Ligën e Kampioneve, me dy ndeshje çerekfinale.

Real Madrid pret Bayern Munich, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.

Kjo është përballja e 29-të mes dy skuadrave.

Sa i përket tetë përballjeve të fundit mes tyre, Reali ka humbur vetëm një herë ndaj gjermanëve, me pesë fitore dhe dy barazime.

Ndeshja tjetër, do të jetë ajo mes Sporting Lisbonës dhe Arsenalit në Portugali.

Portugezët vijnë me një formë të shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e fundit, kanë vetëm një humbje.

Arsenal vjen pas humbjes ndaj Southampton në Fa Cup. Londinezët kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit në Champions.

Të dyja këto takime, do të luhen sonte, duke nisur nga ora 21:00.



Read it all at Bota Sot