Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën izraelite në Stamboll.
Ai tha se e dënon sulmin “frikacak” duke shtuar se në “këtë akt të neveritshëm terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë”.
“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë.
Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan.