Shqipëria nis të enjten rrugëtimin

- Bota Sot

Shqipëria nis të enjten rrugëtimin

Kombëtarja shqiptare e futsallit do të nisë të enjten rrugëtimin në raundin paraeliminator të Grupit E të FIFA Futsal World Cup 2028, ku do të përballet me Qipron, Letoninë dhe San Marinon.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Parkun Olimpik të Tiranës, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Raundi hapet më 9 prill me dy ndeshje, Letoni – San Marino në orën 13:00 dhe Qipro – Shqipëri në orën 19:00. Më 10 prill, do të zhvillohen Qipro – Letoni në orën 13:00 dhe Shqipëri – San Marino në orën 19:00, ndërsa më 12 prill programi mbyllet me San Marino – Qipro në orën 15:00 dhe Shqipëri – Letoni në orën 20:30.

Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Erind Resuli, synojnë të sigurojnë kualifikimin në raundin e radhës të këtij kompeticioni. Të gjitha përballjet e këtij raundi të Shqipërisë do të transmetohen drejtpërdrejt në FSHF TV.

Kalendari i ndeshjeve:

9 prill

Letoni – San Marino, ora 13:00

Qipro – Shqipëri, ora 19:00

10 prill

Qipro – Letoni, ora 13:00

Shqipëri – San Marino, ora 19:00

12 prill

San Marino – Qipro, ora 15:00

Shqipëri – Letoni, ora 20:30



Read it all at Bota Sot