Bodo-Glimt kërkon portierin Amir Shaipi

- Bota Sot

Bodo-Glimt kërkon portierin Amir Shaipi

Pas pesë viteve te Lugano, Amir Shaipi duket se është gati të transferohet.

Portieri i Kombëtares së Kosovës ka rënë në radarin e klubit norvegjez Bodö/Glimt, i cili vitet e fundit ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare.

Sipas informacioneve të publikuara nga Blick.norvegjezët po përgatiten për një lëvizje në merkato, pasi portieri i tyre aktual, Nikita Haikin, pritet të largohet. Ndonëse Saipi ka kontratë me Luganon deri në vitin 2027, vera e vitit 2026 shihet si momenti ideal që klubi zviceran të përfitojë financiarisht nga shitja e tij.

25-vjeçari nuk e ka fshehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re në një nivel më të lartë. Pas ndeshjes kundër Thun-it, ku regjistroi ndeshjen e gjashtë pa pësuar gol këtë sezon, Saipi u shpreh i qartë për ambiciet e tij:

"Çdo lojtar dëshiron të bëjë hapin tjetër dhe të luajë në një nga pesë ligat më të mira evropiane”, u shpreh Saipi.

Edhe pse Bodö/Glimt nuk bën pjesë në "Top 5" ligat, pjesëmarrja e rregullt në garat evropiane mund të shërbejë si trampolina perfekte për portierin kosovar drejt elitës së futbollit botëror.



Read it all at Bota Sot