Qendërmbrojtësi që kërkon Real Madrid luan në La Liga

- Bota Sot

Qendërmbrojtësi që kërkon Real Madrid luan në La Liga

Tashmë dihet që Real Madrid do të afrojë të paktën një qendërmbrojtës gjatë merkatos së verës. Lista është e gjatë por dy emrat që janë konsiderua si favoritë janë Ibrahima Konate dhe Nico Schlotterbeck.

Por, asnjë nga dy emrat e mësipërm nuk do të transferohet në Madrid.

I pari, nuk është profili që kërkon Real Madrid. I dyti duket i vështirë për t’u arritur dhe për t’u gjetur gjuha e përbashkët me Borussia Dortmund.

“Defensa central” zbulon se meri i parë në listën e drejtuesve të Real Madridit është ai i Jon Martin, 19-vjeçari i Real Sociedad i cili konsiderohet si një qendërmbrojtës me të ardhme të madhe.

Nga 25 ndeshjet që ka luajtur këtë sezon, ai ka qenë titullar në 24 prej tyre. Po ashtu statistikat e tij në fushë tregojnë më së miri aftësitë dhe cilësitë e tij.

Jon Martin numëron më pak se një faull për ndeshje (0.7 këtë sezon), duke treguar besimin në ndërhyrjet e tij. Ai gjithashtu mesatarisht ka 1.6 ndërveprime dhe 3.1 rikuperime.

Për më tepër, ai fiton 63 përqind të dueleve të tij, statistika që tregojnë rritjen dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Në tetor të vitit të kaluar, vlera e tij në treg ishte 5 milionë euro dhe tani është rritur në 20 milionë euro. Ndërsa klauzola që i ka vendosur Real Sociedad për largimin e tij është plot 50 milionë euro.



Read it all at Bota Sot