Ashley Cole e krahasoi me Henryn, flet futbollisti shqiptar

- Bota Sot

Ashley Cole e krahasoi me Henryn, flet futbollisti shqiptar

Në Serie B, vëllezërit Shpendi mbetet kryefjalë, të dy së bashku kanë realizuar 23 gola.

Këtë javë ishte Cristian Shpendi i cili mori vëmendjen, me sulmuesin kuqezi që ishte protagonist në golin e Cesenas.

Zyrtarisht u konsiderua si një autogol, por për Shpendin dhe të gjithë në radhët e Cesena-s ishte ai autori i vërtetë i golit.

Më shumë se sa ky episod, ajo që bën xhiron në Itali ishte deklarata e trajnerit të tij, Ashley Cole, me këtë të fundit që bëri një krahasim epik ndërmjet Shpendin dhe Thierry Henry, në lidhje me rolin e ri të Shpendit si një sulmues krahu, përcjell Balkanweb.

I pyetur për këtë ndryshim, Shpendi u shfaq komod: “Është një gjë që vetëm mund të më sjell të mira.

Sigurisht që është fillimi dhe më duhet të përshtatem. Nëse nisem nga e majta dhe futem në qendër, kam më shumë shanse. Personalisht jam shumë i kënaqur që u riktheva te goli.

Nuk mendoj se topi e kishte kaluar totalish vijën fatale, mendoj se ishte goli im”, u shpreh Cristian Shpendi pas ndeshjes kundër SudTirol.



Read it all at Bota Sot