Atletico Madrid gjen pasardhësin ideal të Jan Oblak

- Bota Sot

Atletico Madrid gjen pasardhësin ideal të Jan Oblak

Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2028, Jan Oblak mund të largohet nga Atletico Madrid në fund të këtij sezoni.

Mediet spanjolle zbulojnë se “Colchoneros” kanë piketuar pasardhësin e sllovenit.

Bëhet fjalë për Leo Roman, portierin e Mallorca-s, i cili bëri një paraqitje fantastike në fitoren e fundit në fundjavën e kaluar 2-1 ndaj Real Madridit. 25-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë sezon dhe ka bërë paraqitje tejet të mira.

Vetëm verën e kaluar, Leo Roman rinovoi me Mallorca-n deri në vitin 2030. Klauzola e tij e largimit është 10-12 milionë euro, shifër e papërfillshme për një klub si Atletico Madrid.



Read it all at Bota Sot