Sulmuesi i Vllaznisë, Kevin Dodaj, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos.
Fillimisht, 20-vjecari u ndal te paraqitja e tij në takimin ndaj Partizanit, ku realizoi dy gola të rëndësishëm. Ai theksoi se skuadra kishte hyrë në atë ndeshje me objektiv të qartë dhe tregon dedikimin.
“Jam i lumtur për dy golat e shënuar, pesha e çdo sulmuesi matet me gola, por më i lumtur jam që fituam një ndeshje të vështirë siç ishte ajo me Partzann dhe morëm tri pikët dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”.
Në vijim, sulmuesi kuqeblu u ndal te përballja ndaj Dinamos, duke e cilësuar si një sfidë me peshë të veçantë. Ai theksoi se ekipi do ta vlerësojë maksimalisht këtë ndeshje të parë, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv që do t’i japë qetësi për takimin e kthimit.
“Për ne është një ndeshje që do e vlerësojmë maksimalisht. Shpresojmë të fitojmë dhe të vijmë sa më të qetë në Shkodër. Dinamo ka shumë kualitet si ekipm vjen i motivuar pas fitores që arriti në kampionat me Elbasanin, por ne do zbresim në fushë të zbatojmë detyrat tona dhe të dalim me një fitore”.
Dodaj komentoi gjithashtu edhe për kontaktet që ka me drejtuesti e Cska-së, pasi kartoni i sulmuesit është në pronësi të klubit bullgar. Ai nuk dha një përgjigje përfundimtare për të ardhmen, duke lënë gjithçka të hapur.
“Pas çdo ndeshja ata më pyesin si je, më uruan për golat që shënova, është dçka e mirë edhe për mua. Zgjatje bashkëpunimi me Vllazninë? Nuk i dihet ta shikojmë në fund të sezonit, se si do shkojnë gjërat”.