Rekord i frikshëm në këtë sezon

- Bota Sot

Rekord i frikshëm në këtë sezon

Sulmuesi norvegjez i Sitit, Erling Halaand po vazhdon të mahnisë botën e futbollit me një sezon spektakolar, duke realizuar plot 52 gola në të gjitha garat.

Ajo që e bën këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme është fakti se Haland ka shënuar më shumë gola i vetëm sesa tre yje të futbollit të mbledhur sëbashku: Mohamed Salah, Hugo Ekitike dhe Florian Virc, të cilët në total kanë realizuar 51 gola këtë sezon.

Forma e tij e jashtëzakonshme e vendos atë në një nivel tjetër, duke konfirmuar reputacionin si një nga sulmuesit më dominues në botë.

Me ritmin aktual, Haaland vazhdon të thyejë rekorde dhe të vendosë standarde të reja në futbollin modern. Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare për suksesin e skuadrës së tij, ndërsa tifozët dhe ekspertët e cilësojnë shpesh si “jashtëtokësor” për shkak të efikasitetit të tij para portës.



Read it all at Bota Sot