Spalletti shtyn vendimin për rinovimin kontratës, mësoni arsyen

- Bota Sot

Spalletti shtyn vendimin për rinovimin kontratës, mësoni arsyen

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka bërë të ditur se nuk është i fokusuar në rinovimin e kontratës së tij, duke theksuar se prioritet mbeten ndeshjet e rëndësishme që e presin skuadrën.

Pas fitores 2-0 ndaj Genoa-s, tekniku italian u pyet për të ardhmen e tij, por ai preferoi të mos japë një përgjigje konkrete.

“Nuk e di, është java më e vështirë e vitit. Do të luajmë në Bergamo kundër Atalanta, ku kemi pësuar tre gola më parë. Le të përqendrohemi te ajo ndeshje”, ka deklaruar Spalletti.

Ai ka theksuar rëndësinë e unitetit në këtë fazë vendimtare të sezonit.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë për të lënë gjurmë në ndeshjet e ardhshme, jo vetëm unë apo skuadra, por edhe presidenti. Tifozët kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe na kanë mbështetur në çdo takim”, është shprehur ai.

Fitorja ndaj Genoas e ka ngjitur Juventusin në vendin e pestë në renditje, vetëm një pikë larg zonës që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.



Read it all at Bota Sot