Liga e Kampionëve vazhdon me dy çerekfinale tjera të zjarrta në mbrëmjen e sotme

- Bota Sot

Liga e Kampionëve vazhdon me dy çerekfinale tjera të zjarrta në mbrëmjen e sotme

Mbrëmja e sotme (e mërkurë) sjell dy përballje të mëdha në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ndeshje që mund të përcaktojnë fatin e sezonit evropian.

Pas dy ndeshjeve të forta mbrëmjen e së martës, ku Bayern Munichu triumfoi 2-1 në udhëtim te Real Madridi dhe Arsenali mori fitoren 0-1 te Sporting Lisbona, tani radha është për dy ndeshje tjera të zjarrta.

Në ‘Camp Nou’, Barcelona përballet me rivalin e përjetshëm Atletico Madridin, në një duel ku tensioni dhe intensiteti janë të garantuara nga minuta e parë.

Barcelona vjen me vetëbesim dhe formë të lartë, por përballë ka një Atletico tipik të Diego Simeones - të fortë, kompakt dhe gjithmonë i rrezikshëm në momentet vendimtare.

Në anën tjetër, në Paris, Paris Saint-Germain pret Liverpoolin në ‘Parc des Princes’ në një përballje që ka gjithçka: ritëm, cilësi dhe yje botërorë.

Francezët kërkojnë dominim në shtëpi, ndërsa anglezët vijnë me mentalitetin e një skuadre që nuk dorëzohet kurrë në Evropë.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet kthyese do të luhet gjatë javës së ardhshme.



Read it all at Bota Sot