Reali pa futbollistin francez në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit

- Bota Sot

Reali pa futbollistin francez në ndeshjen e kthimit ndaj Bayernit

Real Madridi, mbrëmë pësoi humbje para tifozëve vendas në ”Santiago Bernabeu”, nga Bayern Munichu, me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League-s.

Por trajneri, Alvaro Arbeloa do të ketë një problem tjetër për ndeshjen e kthimit.

Mesfushori Aurelien Tchouameni nuk do të luajë në ”Allianz Arena”, pasi mbrëmë u ndeshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të udhëtojë fare drejt Munchenit.

Mungesa e Tchouamenit do të jetë një problem i madh për trajnerin Alvaro Arbeloa, pasi është një prej futbollistëve kryesor të skuadrës.

Ndeshja e kthimit mes Bayern Munichut dhe Real Madridit zhvillohet më 15 prill.



Read it all at Bota Sot