Idrissa Gueye, sulmues 19-vjeçar senegalez i Udinese-s, është ndaluar nga Policia Rrugore gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Triestes, gjatë kalimit për në Slloveni.
Sulmuesi ishte në një makinë Audi me cilindrat të madh dhe ka paraqitur një patentë drejtimi të lëshuar nga autoritetet e Senegalit, e cila rezultoi të ishte e falsifikuar.
Autoritetet doganore kanë regjistruar rastin si përdorim dokumenti të falsifikuar, duke i ndaluar Gueyes përdorimin e automjetit. Sipas raportimeve të gazetës ‘Il Messaggero Veneto’, Udinese nuk ka komentuar për ngjarjen.
Idrissa Gueye iu bashkua Udinese-s në shtator të vitit të kaluar, duke mbërritur nga Metz me formulën e huazimit me detyrim blerjeje për 10 milionë euro.
Në këtë sezon të parë në Serinë A, sulmuesi ka regjistruar 14 paraqitje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke luajtur gjithsej 235 minuta.
Si përfaqësues i kombëtares së Senegalit, Gueye debutoi në shtator të vitit 2023 dhe është konsideruar një nga talentët e rinj më premtues të futbollit afrikan. Megjithatë, incidenti i fundit me patentën e falsifikuar mund të ndikojë në reputacionin e tij, teksa klubi dhe autoritetet e ligjit do të vazhdojnë procedurat përkatëse.