Luftëtari shkarkon Bledar Devollin pas humbjes me Besën

- Bota Sot

Luftëtari shkarkon Bledar Devollin pas humbjes me Besën

Ndryshime në Gjirokastër, ku situata nuk është aspak e mirë.

Pas humbjes në shtëpi me Besën, me rezultatin 2-3, drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Bledar Devolli.

Trajneri i ri i Luftëtarit është zgjedhur Neritan Novi, një tjetër ish-futbollist gjirokastrit.

Objektivi i mbijetesës në Kategorinë e Parë është shumë i vështirë për skuadrën jugore, që mban vendin e fundit aktualisht, me 22 pikë dhe me rivalët të larguar tashmë në 3 dhe 4 pikë.

Novi do të debutojë në stolin gjirokastrit në fundjavë, në transfertën me Ilirinë. Ai ka marrë përsipër një detyrë shumë të vështirë në një moment delikat.

Bledar Devolli e mori drejtimin e Luftëtarit gjatë sezonit, duke zëvendësuar vlonjatin Besmir Shabani. Megjithatë, ai nuk ia doli ta nxirrte skuadrën nga zona e ftohtë e renditjes.



Read it all at Bota Sot