Digjet kamioni në autostradë afër Suharekës, një grua trajtohet nga urgjenca

- Gazeta e Prizrenit

Digjet kamioni në autostradë afër Suharekës, një grua trajtohet nga urgjenca

Një incident me zjarr është regjistruar sot rreth mesditës në aksin rrugor Prishtinë–Prizren, në territorin e Suharekës, ku një kamion është përfshirë nga flakët.

Për rastin  ka dhënë detaje Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhle. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si dhe zjarrëfikësisht të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë”, deklaroi Bytyqi.
Një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. / Gazeta e Prizrenit /



Read it all at Gazeta e Prizrenit