Vdes emri i madh i futbollit, që përjetoi dy herë disfatën nga Prishtina e Fadil Vokrrit, Fadil e Xhevdet Muriqit

- Bota Sot

Vdes emri i madh i futbollit, që përjetoi dy herë disfatën nga Prishtina e Fadil Vokrrit, Fadil e Xhevdet Muriqit

Legjenda e futbollit kroat, Sreçko Bogdan, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Sreçko Bogdan për 11 vite ka qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit, në periudhën 1974-1985.

Gjeneratat e vjetra dhe të mesme në Kosovë nuk i harrojnë kurrë dy ndeshjet e mëdha të Prishtinës ndaj Dinamos së Zagrebit, e para në vitin 1983 dhe e dyta në vitin 1984.

Në këto dy ndeshje, Sreçko Bogdan u paraqit me numrin 6 në petkun e Dinamos së Zagrebit, por të dy herë ka pësuar disfatë: në vitin 1983 me 3:2 dhe në vitin 1984 me 2:0.

“Bogdan, ish-futbollist legjendar kroat dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit kroat më të trofeshëm Dinamo, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare”, shkruan media kroate “Veçernji List”.

“Edhe pse ishte mbrojtës nga pozicioni, ai dallohej për aftësinë e tij në kërcim dhe ndjenjën për të shënuar, prandaj shpesh merrte pjesë në veprimet sulmuese të ekipit të tij.

Për ekipin e Dinamos, ai luajti 309 ndeshje zyrtare dhe shënoi 42 gola, që është një rezultat fantastik për një mbrojtës”.

Bogdan kishte shënuar edhe ndaj Prishtinës më 31 gusht të vitit 1983, por doli kokulur nga Kosova me humbje 3:2.

Më 31 gusht, 1983 - java e 4-të

Prishtina - Dinamo 3:2
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Ilijev (Shkup), J. Beshklin (Kikinda), B. Sinovqiq (Split),
Shënues: F. Muriqi (25), Vokrri (72 e 82) - Bogdan (15) e Ringov (88).
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Faton Domi, Ramadan Cimili, Petre Gruesvki, Favzi Rama, Edmond Rugova (Ramiz Krasniqi), Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviq,
Dianamo: Vllak, Braçun, Z. Cvetkoviq, Haxhiq, Zajec, Bogdan, Boshnjak, Cerin, Kranjçar, Mlinariq dhe Ringov.

Më 2 shtator, 1984 – java e 3-të
Prishtina - Dinamo 2:0

Stadiumi i Prishtinës
Shikues: 30.000.
Gjyqtarë:  S. Joviq (Kavadar), M. Vllajiq (Beograd), V. Llackoviq (Maribor).
Shënues: Xhevdet Muriqi (19 e 51).
Prishtina: Neshet Zhaveli, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Rifat Mehinoviq, Favzi Rama, Kujtim Shala (Sahit Kelmendi), Xhevdet Muriqi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.



Read it all at Bota Sot