Ndarja nga jeta e Luçeskut, legjenda e Shqipërisë zbulon bisedën

- Bota Sot

Ndarja nga jeta e Luçeskut, legjenda e Shqipërisë zbulon bisedën

Ndarja nga jeta e Mircea Luçeskut ka tronditur botën e futbollit. Klodian Duro ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke treguar një prapaskenë të vitit 2001.

Asokohe, ish-mesfushori i Kombëtares zbulon se Luçesku i hapi rrugën për në Europë duke e kërkuar te Gallatasaraj.

Postimi i Klodian Duros:

“Faleminderit, Mister. Sot është një ditë e trishtё për mua dhe për futbollin botëror, sepse humbëm një trajner dhe njeri të madh. Një njeri kampion. Faleminderit, Mister, për gjithçka bërë për mua kur unë vetë sapo kisha nisur të ëndërroja futbollin evropian.

Kurrë nuk të kam harruar e kurrë nuk do të harroj gjithë jetën. Ishe ti që në vitin 2001, pas ndeshjes së dytë në Tiranë për UEFA Champions League, Vllaznia – Galatasaray 1:4, hyre në fushë e më the:

Duro, ti do vish me ne. Pasi më pyete për gjithçka, më përqafove fort e më the “shihemi së shpejti në Istanbul”.

Pas 6 muajve të vështirë për mua, ne u pamë në janar 2002 në Istanbul dhe bashkë me ty në zyrë unë firmosa kontratën time të parë profesioniste me super kampionët e Evropës, Galatasaray.

Kjo vetëm falë teje që më doje aq shumë. Tashmë ti je kudo me mua, sepse që kur kam nisur karrierën si trajner, ishe, je dhe do të ngelesh referimi im.
Pusho i qetë, Mister, Mircea Lucescu".



Read it all at Bota Sot