Dukagjini e lë pa frymë Ballkanin në Therandë

- Bota Sot

Dukagjini e lë pa frymë Ballkanin në Therandë

Dukagjini nga Klina ka bërë një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës, pasi shënoi fitore me rezultat 3:0 në udhëtim ndaj Ballkanit në Therandë, në kuadër të gjysmëfinales së parë.

Skuadra nga Klina, e drejtuar nga trajneri Arsim Thaçi, befasoi sidomos në pjesën e parë, e cila rezultoi fatale për vendasit.

Futbollisti Mërgim Pefqeli ishte ndër më të dalluarit, pasi përveç një goli kontribuoi edhe me asistim.

Në minutën e 8-të, Hekuran Berisha realizoi një supergol për epërsinë 0:1, pas asistimit të Mërgim Pefqelit.

Në minutën e 37-të, Pefqeli u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezultatin 0:2.

Në minutën e 90+6 Maliqi thelloi fitore, me rezultat 0:3.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 22 prill në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dukagjini është shumë afër finales, ndërsa Ballkanin e pret një punë e madhe për të përmbysur rezultatin.



Read it all at Bota Sot