Deçiqi zhgënjen

- Bota Sot

Deçiqi zhgënjen

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, zhgënjeu në Danillovgrad, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga e Mlladost Lob.Beta, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit malazez. 

Mlladosti kaloi në epërsi në minutën e 28-të, kur Rodrigio Emilio Faust shënoi gol pas një pasimi nga Anngjellko Jovanoviq, dhe në minutën e 59-të Lazar Knezheviq ishte preciz nga rreth 16 metra, 2:0.

Skuadra shqiptare ngushtoi humbjen me golin e Drashko Bozhoviq, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 79-të. 

Deçiqi bie në vend të katërt me 43 pikë e Mlladost Lob.Beta është në të gjashtin me 36 sosh.



Read it all at Bota Sot