Ja çfarë u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

- Bota Sot

Ja çfarë u diskutua në “Shtëpinë e Futbollit”

Emisioni i 25-të i “Në Shtëpinë e Futbollit” u transmetua sot live në FSHF TV, me fokus të veçantë në kampionatin Abissnet Superiore.

Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin Sulejman Starova dhe Drejtori i Edukimit në FSHF, Ardi Behari, të cilët analizuan javën e 30-të të kampionatit.

Në fokus ishte fitorja e Vllaznisë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, si dhe ecuria e mirë e trajnerit Edi Martini me kuqeblutë.

Gjithashtu, u diskutua fitorja e Dinamo City, që ka hapur garën për vendin e katërt drejt Final Four, pasi blutë tani janë vetëm një pikë larg nga Partizani.

Barazimi i Flamurtarit dhe Tiranës ishte një temë tjetër, ku të ftuarit analizuan edhe shanset e të dy skuadrave për mbijetesë. Fitoret e Egnatias dhe Vlorës në javën e 30-të ishin gjithashtu pjesë e analizës në emision, ku u fol gjerësisht për fundin e kampionatit të rregullt dhe për Final Four.

Në fund të emisionit, u diskutua edhe për grumbullimin e Kombëtares së vajzave në kuadër të dy ndeshjeve ndaj Uellsit, të vlefshme për Kupën e Botës “Brazil 2027”, si dhe për turneun “AF Triumph Cup Events”, ku Presidenti Armand Duka mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse, një aktivitet i dedikuar futbollit të moshave me mbi 2000 fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.



Read it all at Bota Sot