Barcelona ka marrë një alarm të vonshëm për një lëndim para çerekfinales së UEFA Champions League ndaj Atletico Madrid, që zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Për një moment të shkurtër, kishte shqetësime se mesfushori ofensiv Fermín López mund ta humbiste ndeshjen.
Blaugranët tashmë kanë mungesa në mesfushë, pasi Frenkie de Jong dhe Marc Bernal janë jashtë për shkak të lëndimeve.
Me Gavi që ende po rikuperohet dhe Marc Casadó jashtë planeve, duket e mundshme që Pedri të luajë në qendër të mesfushës së bashku me mbrojtësin Eric García. López ishte një nga kandidatët kryesorë për rolin e numrit 10 pas sulmuesit, megjithëse edhe Dani Olmo mund të rikthehet në atë pozicion.
Sipas raportimeve të Sport, López mbërriti me vonesë në hotelin e Barcelonës, ndërsa skuadra po përgatitej për përballjen me Atletico Madrid, dhe erdhi i vetëm.
Gjatë nxehjes para ndeshjes të mërkurën në mëngjes, ai pësoi një prerje në kokë, e cila mund ta kishte lënë jashtë ndeshjes.
Megjithatë, stafi mjekësor e stabilizoi dhe ndali gjakderdhjen, duke e bërë të gatshëm për të qenë në dispozicion në “Camp Nou”.
López është një nga katër lojtarët që rrezikojnë pezullimin për Barcelonën në këtë ndeshje, së bashku me Lamine Yamal, Marc Casadó dhe Gerard Martín, tre prej të cilëve pritet të nisin nga minuta e parë. Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka shtatë lojtarë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen e kthimit, ku spikasin Marc Pubill, Marcos Llorente dhe Giuliano Simeone.