Barça, një provë prej “ferri”

- Bota Sot

Barça, një provë prej “ferri”

Ndoshta nuk mund të kishte short më të keq.

Atletiko ka qenë jetë e mot një mallkim për Barcelonën kur vjen puna në Ligën e Kampionëve, me dy eliminime në të dyja përballjet mes tyre.

Skuadra e madhe katalanase mund të jetë favorite sonte për fitoren, e madje edhe për kalimin në gjysmëfinale, veçse historia është e tillë që në 2014 e 2016 ndodhi e kundërta.

Ekipi I drejtuar ashtu si tani nga trajneri Diego Pablo Simeone kaloi arriti sukses në çerekfinale në sezonin 2013-2014, me barazimin 1-1 në “Kamp Nou” dhe fitoren 1-0 në Madrid.

Dy sezone më pas, sërish “blaugranët” nuk ia dolën edhe pse u mundën 2-1 në Katalonjë.

Suksesi 2-0 në shtëpi mjaftoi dhe ishte sërish sfidë çerekfinale, ashtu siç do të jetë edhe tani.

Po ashtu, këtë sezon, Atletiko e eliminoi rivalin e madh në Kupën e Mbretit në Spanjë, duke e mundur 4-0 në “Uanda Metropolitano”, pavarësisht se në kthim rezultati shkoi deri në 3-0, por nuk pati përmbysje.

Barça mund të mburret se e mposhti Atletikon këtë fundjavë pikërisht në Madrid, 2-1 për kampionatin spanjoll, të cilin e kryeson dhe është favorit për titullin.

Këtë edicion, “blaugranët” kanë tri fitore dhe vetëm një humbje.

Trajneri Hansi Flik ka disa mungesa si Kristensen, De Jong, Bernal e sidomos sulmuesi brazilian Rafinja, por Arauho është gati.

Levandovski mund të jetë titullar.

Atletiko ka më pak probleme pasi portieri Oblak u kthye në stërvitje, ashtu si Pubij dhe Mendoza, dhe mungesë mbetet Barrios.



Read it all at Bota Sot